Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin F. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka kryer gjueti të paligjshme në malin e Çajupit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë gjahu, 16 fishekë gjuetie dhe 1 gjerdan fishekësh.
-Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. L., 58 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap në aksin rrugor “Buhal-Përmet”, duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
A. N., 49 vjeç, banues në Lazarat, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Kordhoc-Lazarat”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. S., 49 vjeç, banues në Lazarat. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve;
N. A., 72 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi A. L., 23 vjeç, banues në Memaliaj. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi N. A. dhe pasagjeri në automjetin e tij, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.