Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi shtetasit R. C., gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë, ndërsa shtetasi E. K. ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që iu gjet shtetasit R. C..
-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin S. I., 40 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen O. T., 34 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe djali i saj i mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 71 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin B. H., 69 vjeç, e ka kanosur duke hedhur drejt tij, sende të forta (tulla).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.