Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Stacioni i Policisë Këlcyrë arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Bënjë, Përmet, pasi më datë 17.10.2024, në një lokal, në Këlcyrë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta 27-vjeçari ka tentuar të qëlloi me mjetë prerës (thikë) një 17-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 15 dhe 17-vjeçar, pasi kanë shpërndarë një vidio të një 16-vjeçarjeje, në rrjetin sociale “Snapchat”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.