Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Gjirokastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Fushëbardhë, në vendin e quajtur “Gryka e Skotinisë” ka konstatuar dhe asgjesuar 63 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të kultivuara në një terren të vështirë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.
-Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi nuk i është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar.
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– Xh. Xh., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me 2 automjete të tjera. Si pasojë kanë mbetur të dëmtuara lehtë 2 shtetase.
– A. M., 29 vjeç, banues në Turqi, pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja.
– M. K., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
—
Informacione paraprake
•Në datën 04.09.2024, rreth orës 09:30, në fshatin Nepravishtë, Libohovë, është gjetur nga punonjësit e shërbimit social, pa shenja jete, shtetasi F. P., 88 vjeç. Nga hetimet paraprake, rezulton se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
•Pasditen e djeshme në spitalin rajonal të Gjirokastrës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi D. I., 81 vjeç, banues në “Shtëpinë e të Moshuarëve”, Gjirokastër, i cili ishte rrëzuar aksidentalisht nga shkallët, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasteve.