Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. D., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe motomjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. M. Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi A. D..
Stacioni i Policisë Memaliaj arrestoi në flagrancë shtetasin K. A., 63 vjeç, banues në fshatin Rabie, Memaliaj, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.