Drejtoria Vendore e Policisë Fier – Vihen në pranga 2 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore arrestoi shtetasit:

-K. I., 25 vjeç, banues në Libofshë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga;

-A. J., 51 vjeç, banues në Patos, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin S. Xh., duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.