Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e djeshëm, për një aksident në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin H. F., 27 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin A. F., 79 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.
Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin G. H., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin A. Sh., 66 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushturar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
–
Rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.