Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Pojan-Vlorë”, ju informojmë se Specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Kurjan, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga humbi jetën pasagjeri, shtetasi Xh. E., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

-L. Sh., 52 vjeç, banues në Patos, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur një automjet me drejtues shtetasin A. K., banues në fshatin Ruzhdije, Patos. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, shtetas A. K., dhe një pasagjer që ndodhej në këtë automjet;

-Xh. Z., 18 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejsh