Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit:
-P. S., 32 vjeç, banues në Kukës, pasi ka kundërshtuar një punonjës policie, gjatë kryerjes së detyrës, për motive të dobëta;
-I. Xh., 21 vjeç, dhe A. Sh., 38 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin një sasi teli metalik në një kompani private.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin C. S., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka publikuar foto intime të një shtetaseje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
–
Ditën e djeshme, në fshatin Grabjan, shtetasi M. M., 61 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e banesës së tij, ndërkohë që kryente punime. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.