Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. B., 43 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan shtetasin A. S., 27 vjeç, banues në Patos, pasi në lokalin ku ishte i punësuar si banakier, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe për lojëra fati. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. Gj., 71 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.