Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim F. B., 66 vjeç, banues në fshatin Lalar, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. M., 65 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, pasi motomjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Nga përplasja është dëmtuar shtetasi A. M., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 67 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. T., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin M. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në rrjetet sociale të një shtetaseje, duke postuar foto dhe video të saj, si dhe e ka kanosur me mesazhe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.