Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit:

-V. R., 37 vjeçe, banuese në fshatin Suk, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. H., 65 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital;

-M. Xh., 42 vjeç, dhe N. S., 32 vjeç, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin A. Xh., 43 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.