Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasit në kërkim: Xh. U., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Fierit, me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, si dhe K. B., 25 vjeç, banues në fshatin Topojë, Fier, i dënuar nga Gjykata e Fierit, me 1 vit burgim, (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer dhe 6 muaj), për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Të dy këta shtetas janë kapur në hyrje të RSh-së, në PKK Rinas.

Stacioni i Policisë Roskovec arrestoi shtetasin R. H., 56 vjeç, banues në fshatin Strumë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Th. C., banues në fshatin Grabjan, pasi ka goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme, rreth mesditës, në fshatin Grabjan, Divjakë, shtetasi Sh. L., 64 vjeç, duke punuar me frezë në tokën e tij, aksidentalisht ka dëmtuar këmbën. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet për këtë rast u referuan në Prokurori, për vlerësim.