Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin R. M.
Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Sh., 48 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet ti ketë vjedhur celularin një shtetaseje.
Specialistët e Seksionit të Trafiqeve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. G., 55 vjeç, banues në Lushnjë, dhe A. K., 53 vjeç, banues në Fier, pasi automjetet në pronësi të këtyre shtetasve, rezultojnë të jenë të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në vendin tonë.
Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-J. B., 57 vjeç, dhe A. A., 57 vjeç, të dy banues në Divjakë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
-A. P., banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.