Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, G. K., 44 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se më datë 26.10.2024, ka vjedhur disa pajisje në një banesë në Ballsh.

Specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, me automjetin që drejtonte në lagjen “Kongresi”, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. Q., 63 vjeç, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. B., 36 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar pjesërisht, me zjarr, derën e banesës së një shtetaseje 68 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.