Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. S., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (aktualisht të arrestuar), më datë 13.08.2024, janë konfliktuar me sende të forta, për motive të dobëta, me 3 shtetas, në një lokal në Divjakë.
Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin R. B., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti është futur në lokalin e shtetasit A. Y. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga këqyrja e celularit të tij, u gjetën faqe për lojëra fati. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasit:
-E. Z., 46 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje, në magazinën e tij;
-R. L., 41 vjeçe, banuese në Levan, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e babait të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
–
Ditën e djeshme, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për mjekim, shtetasja S. T., 36 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila ka dëmtuar duart, me mjet prerës (thikë). Kjo shtetase mori mjekim dhe u largua në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ditën e djeshme, shtetasi R. Rr., 73 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor, ka humbur kontrollin dhe si pasojë mjeti është përmbysur. Ky shtetas po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtyre dy rasteve.