Drejtoria Vendore e Policisë Fier
-Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen P. S., 39 vjeçe, dhe për djalin e saj të mitur 17 vjeçar, pasi shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën 17-vjeçarit një mjet prerës (thikë), dhe nga kontrolli i banesës, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu pa leje. Mjeti prerës dhe arma e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
-Ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në spitalin rajonal të Fierit, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi F. N., 51 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.