Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Berat-Lushnjë”, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin M. R., 32 vjeç, pasi rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur automjetin që u përplas me automjetin me drejtues shtetasin V. C.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 36 vjeç, banues në Fier, me detyrë arkëtar në postë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një shtetaseje, për të përvetësuar pensionin e saj.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. A., banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi ka ndezur zjarr në tokën e tij, për djegien e mbeturinave, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 39 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.