Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin D. M., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 48 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta një 66-vjeçar, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. L., 38 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe zjarri i ka dalë jashtë kontrollit. Në përpjekje për të shuar flakët, ky shtetas ka marrë dëmtime në trup. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
-D. Sh., banues në fshatin Mizë, Divjakë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, afër banesës së tij, dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur disa pemë ulliri.
Stacioni i Policisë Roskovec referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Ç., 31 vjeç, dhe J. D., 21 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi kanë goditur me sende të forta, një shtetas, për motive të dobëta.
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. L., 62 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, 1 motomjet pa targa;
-S. L., 68 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-A. H., banues në fshatin Grykë, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, 1 motomjet pa targa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.