Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Stacioni i Policisë Roskovec ndaloi shtetasit e shpallur në kërkim:
-A. T., 28 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, pasi duke dalë jashtë banese, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për krime në fushën e narkotikëve;
-M. Rr., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar në dorë, me mjet prerës (thikë), motrën e tij 16 vjeçe.
Komisariati i Policisë Divjakë shpalli në kërkim shtetasin R. K., 35 vjeç, si dhe procedoi penalisht vjehërrin e tij shtetasin F. D., 66 vjeç, dhe shtetasen N. G., 63 vjeçe, të 3 banues në fshatin Karavasta e Re.
Këta shtetas janë konfliktuar midis tyre për një tokë publike me pretendimin se e kanë në pronësi.
Shtetasi i shpallur në kërkim R. K., gjatë konfliktit dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri shtetasen N. G.. Po punohet për kapjen e tij.
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. Xh., 48 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.