Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore arrestoi shtetasin B. Xh., 65 vjeç, banues në Divjakë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua shtetasi B. Xh., i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-U. K., 33 vjeç, banues në Mbrostar Ura, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

-V. V., banues në fshatin Hasturkas, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi V. V. u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore;

-G. C., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 1 pasagjer, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjeksore.

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin A. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur.

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. A., 57 vjeç, banues në Ballsh, pasi gjatë kontrolli në lokalin e tij, shërbimet e Policisë gjetën fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm dhe 1 gjerdan arme gjahu me fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.