Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore
-arrestoi shtetasin T. P., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi.
—
Roskovec/Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi A. M., 82 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon të punojë për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të humbjes së jetës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.