Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-të dashurës së tij, 17 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Kashisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 52 vjeç, banues në fshatin Ninësh, pasi dyshohet se për motive të dobtëa, ka goditur me send të fortë, një 87-vjeçar.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.