Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. I., 36 vjeç, banues në fshatin Panahor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasit V. D., 30 vjeç, banues në Lushnjë, I. H., 49 vjeç, banues në Fier dhe T. K., banues në Lushnjë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, banues në fshatin Kolonjë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur në fshatin Kolonjë, shtetasin B. H., 84 vjeç, këmbësor, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.