Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 56 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin lëvizte ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. M., 63 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me një 52-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. D., 26 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.