Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Cakran, ku dy shtetas, babë e bir, goditën me sende të forta kushëririn e tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 37 vjeç dhe djalin e tij 17 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. N., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë parash shtetasit B. H., dhe nuk ja ka kthyer më.

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Fier-Levan”, shtetasi J. M., 57 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip autobus, (në të cilin ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit i cili ka shkuar për të bërë ekzaminimet mjekësore në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.