Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. M., 25 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-A. Zh., 19 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin V. Gj., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka bërë veprime të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka poseduar për disa vite, në kundërshtim me ligjin, një automjet që nuk ka qene në pronësinë e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Sh., 45 vjeçe, banuese në Ballsh, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijën e tyre të mitur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.