Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në lidhje me aksidentin rrugor të mbrëmshëm, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç, banues në fshatin Pirrë, pasi me motomjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 43 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. G., 47 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 76 vjeç;
-R. H., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.