Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 62 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokuroi, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi në fshatin Fratar, automjeti që drejtonte ky shtetas, dyshohet se ka dalë aksidentalisht nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjet, shtetasi F. B., 47 vjeç, i cili është në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-J. Ç., 50 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar xhamin e subjektit në pronësi të vëllait të tij;
-R. H., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij;
-P. Sh., 61 vjeç, banues në Fier, me detyrë shofer/manovrator në një kompani për prodhimin e materialeve të ndërtimit, pasi dyshohet se duke ngarkuar kamionin, është dëmtuar në krah, shoferi, shtetasi A. F., 44 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.