Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Marinëz, me detyrë ndihmës i kryesondistit në një kompani nënkontraktore për nxjerjen e naftës, pasi dyshohet se gjatë larjes me ujë të sitave të vaskave ka rrëshkitur dhe është dëmtuar punëtori, shtetasi M. M., 36 vjeç.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;
-shpallën në kërkim shtetasin R. B., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas 57 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. K., 20 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.