Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. I., 27 vjeç, banues në Divjakë, T. H., 45 vjeç, banues në Fier dhe L. K. 54 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 50 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar një 55-vjeçar, se shtetasi P. B., gjatë kohës që ka qenë i punësuar në dyqanin e tij, ka shitur produkte ushqimore dhe nuk i ka dorëzuar paratë. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.