Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit J. H., 22 vjeç, banues në Dimal dhe S. Sh., 40 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 23 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, është gjetur 1 përforcues grushti;
-arrestuan në flagrancë shtetasen A. T., 28 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, pasi u kap duke lëvizur me automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan shtetasin G. Z., 46 vjeç, banues në fshatin Imësht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ndaj djalit të tyre 17 vjeç. 46-vjeçari u kap në flagrancë duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, si dhe nga verifikimet u konstatua se po kryente punime ndërtimi në banesë, pa leje;
-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, F. K., 51 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është dënuar me 10 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. D., 51 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.