Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. S., 64 vjeç, banues në Libofshë, pasi gjatë lëvizjes, automjeti që drejtonte ky shtetas në gjendje të dehur, ka dalë jashtë rruge. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-J. M., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-arrestuan shtetasin A. Sh., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-arrestuan shtetasin D. Sh., 40 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, pasi u kap duke punuar në një fabrikë për përpunimin e ullinjve, në kundërshtim me vendimin e institucionit kompetent, për pezullimin e këtij aktiviteti;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. P., 52 vjeç, banues në Krutje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin L. T., 52 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, si dhe i ka djegur motomjetin.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.