Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Procedohen penalisht 8 shtetas (5 prej tyre, të mitur), si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për posedim të dozave të Cannabisit, me qëllim shitjen.
Sekuestohen disa doza të kësaj lënde.
Si rezultat i patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier konstatuan dhe goditën 2 raste të shitjes në doza, të lëndës narkotike Cannabis Sativa. Konkretisht:
-për rastin e parë nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 24 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. S., 25 vjeç, pasi dyshohet se iu siguronin doza Cannabisi, 2 të miturve të moshave 15 dhe 17 vjeç, për t’i shitur në afërsi të shkollës së fshatit Krutje. Të miturit, nxënës në këtë shkollë, u proceduan në gjendje të lirë, ndërkaq po punohet për kapjen e 25-vjeçarit;
-për rastin e dytë nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Xh., 21 vjeç dhe L. M., 18 vjeç, si dhe për 3 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, pasi u kapën në flagrancë në një lokal në lagjen “Kongresi”, me doza Cannabisi me vete, të gatshme për shitje.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 41 vjeç, banues në Patos, pasi u konstatua në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 63 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me grushte, vëllanë e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 58 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë, një 29-vjeçare.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.