Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. L., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël Cannabisi.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Apollonia”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. Dh., 57 vjeçe, e cila aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P. O., 57 vjeç dhe Xh. O., 29 vjeç, të dy banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 60-vjeçar.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. M., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të tij 17 vjeç;
-E. P., 38 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet mesazheve në celular, bashkëshorten e tij.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ditën e djeshme, kanë debatuar shtetasi M. Gj., 37 vjeç, me detyrë përmbarues gjyqësor, dhe shtetasja E. D., 59 vjeçe, sepse ajo pretendon se shtetasi M. Gj. nuk ka kryer veprimet e nevojshme për ekzekutimin e një vendimi gjykate rreth takimeve me fëmijët e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.