Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier shpalli në kërkim shtetasin H. L., 19 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular, një shtetasi.

Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetërore që ndodhet përpara një subjekti që ai ka në përdorim, me qëllim përfitimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasja D. Gj., 41 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarve Fier, e cila ka kallëzuar se ditën e djeshme, rreth mesditës, është larguar nga ambientet e këtij institucioni, shtetasi K. B., 67 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.