Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasen E. P., banuese në Fier, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët e Policisë Rrugore:

•arrestuan shtetasin E. P., 43 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

•referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 29 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin F. Sh., 58 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin N. M., 69 vjeç, banues në Fier, pasi ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Ferras, Divjakë, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin A. D., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka hapur llogari në rrjete sociale, me të dhënat dhe fotot e një shtetaseje, dhe e kanosur atë nëpërmjet kësaj llogarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.