Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasit:

-S. M., 50 vjeç, banues në fshatin Gjonme, Elbasan, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje;

-E. B., 28 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të Komisariatit të Policisë Elbasan, në gjendje të dehur, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi pasditen e djeshme, në fshatin Godolesh, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti që ky shtetas drejtonte ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. M. dhe pasagjerja në këtë automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.