Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin T. Q., 47 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës”, Vjedhja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. 47-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit të kushërirës së saj ku i ka vjedhur sende personale.
Po këto struktura referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 57 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. B., 48 vjeç dhe Y. B., 33 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-V. C., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Më datë 24.01.2025, rreth orës 20.00, ka kallëzuar shtetasja H. T., se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer me vëllai i saj shtetasi I. T., 63 vjeç, banues në Librazhd, i cili vuan nga skleroza. Po punohet për gjetjen e shtetasit I. T..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.