Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar për vjedhje, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike dhe sende metalike, në 2 banesa, në fshatin Shirgjan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. D., 25 vjeç, dhe A. P., 40 vjeç, pasi u kapën duke vendosur baste sportive, me celularë, në lokalin e shtetasit A. D.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. I., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 52 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi I. B., se 52-vjeçari, me detyrë avokat, i ka marrë një shumë parash dhe nuk ka kryer mbrojtjen ligjore sipas marrëveshjes. Vijon puna për verifikimin e kallëzimit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 29 vjeç, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë pasagjeri në këtë automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.