Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. M., 33 vjeç, banues në Prrenjas, pasi në rrugën dytësore “Prrenjas-Kakavec”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale;
-E. Z., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Tunel”, në fshatin Dopaj, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe në drejtim të kundërt me sensin e lëvizjes.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. T., 64 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë një 52-vjeçare dhe djalin e saj 21 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 25 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi D. Ç., se 25-vjeçari e ka kanosur nëpërmjet celularit, për motive të dobëta.
Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L. Z., 62 vjeçe, sanitare e shkollës, e cila dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Beqir Dardha”, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. Gj., 60 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit.