Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin F. S., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi të paligjshme, në biznesin e tij, në fshatin Katund i Ri.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. R., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 41 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi të paligjshme.

Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 65 vjeç, pasi ka dëmtuar me send të fortë (gurë), xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit P. A., për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

-Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Mollas, është gjetur i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. Gj., 37 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.