Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin A. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 54 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi të paligjshme, në banesë.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh. H., 18 vjeç, F. H., 53 vjeçe, E. H., 26 vjeçe dhe S. H., 57 vjeçe, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin I. Q., 31 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka goditur me grushte shtetasin F. M., 26 vjeç, për motive të dobëta. Po punohet për kapjen e 31-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Tregan, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, në hotelin ku ishte akomoduar, shtetasi italian L. R., 63 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.