Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasit A. H., 59 vjeç dhe S. H., 51 vjeç (vëllezër), pasi dyshohet se janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. G., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi ka goditur me shuplakë një 16-vjeçar, për motive të dobëta.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 53 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar shtetasin Y. B., 63 vjeç, këmbësor. 63-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
-Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 16-vjeçar, i cili nga veprimet hetimore dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar me mjet prerës sëpatë, në fshatin Zavalinë, gjatë kohës që ka qenë duke prerë degë pemësh, për të ushqyer bagëtinë. 16-vjeçari mori mjekim dhe u largua në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.