Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan me iniciativë shtetasen E. G., 51 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Teza”, i zhvilluar një javë më parë. Kjo shtetase u kap në hyrje të RSh-së, në PKK Rinas.

Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin D. T., 44 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-F. F., 33 vjeçe, pasi në fshatin Mengël, automjeti që ajo drejtonte ka aksidentuar lehtë shtetasen A. S., 40 vjeçe dhe djalin e saj 4 vjeç, këmbësorë;

-A. B., 18 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. Z., 60 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. Z.;

-B. T., 30 vjeç, pasi në lagjen “Holta”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar 30-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;

-një 17 vjeçar, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin M. T., 38 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen “28 Nëntori”, i ka vjedhur biçikletën shtetasit S. T., 42 vjeç. Po punohet për kapjen e 38-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.