Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin A. C., 51 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. S., 19 vjeç, banues në fshatin Kuqan, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Shënkoll”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. T., 60 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi G. S. dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin N. T..

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-S. M., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;

-E. T., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-G. P., 34 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi ka kallëzuar një shtetase se 34-vjeçari ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj 21 vjeçe( me sindromën “Down”);

-I. A., 60 vjeç, D. B., 36 vjeç dhe Sh. Gj., 62 vjeç, pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. H., 32 vjeçe, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto me përmbajtje fyese, të një 37-vjeçareje.

Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 51 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka kallëzuar një 48-vjeçar, se shtetasi A. R., gjatë vitit 2021, i ka marrë shuma parash, me anë të mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.