Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasit R. G., 60 vjeç dhe L. G., 28 vjeç (babë e bir), pasi ka kallëzuar vëllai i 60-vjeçarit, se për motive të dobëta, këta 2 shtetas e kanë goditur me sende të forta.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me specialistët e Inspektoriatit të Mjedisit Elbasan, në subjektin për rafinimin e naftës, që administron 33-vjeçari, dyshohet se gjatë proceseve të punës në këtë subjekt, ndotet ajri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme
—
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, në tunel, automjeti me drejtues shtetasin E. S., 76 vjeç, në lëvizje, ka goditur nga mbrapa kamionin me drejtues shtetasin D. L., 52 vjeç, dhe për pasojë automjeti me drejtues shtetasin E. S., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.
Nga përplasja, kanë shkuar në spitalin e Elbasanit për të kryer ekzaminime mjekësore drejtuesi i automjetit shtetasi E. S. dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin me prova ligjore të rastit