Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 39-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit. Ai dyshohet se në muajin prill 2024, ka shpërdoruar detyrën si punonjës i IMT Elbasan, duke mos marrë masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, për shkak se kishte marrë ryshfet.
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në fragrancë shtetasin S. K., 56 vjeç, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” që i është caktuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Komisariati i Policisë Cërrik
-arrestoi në flagrancë shtetasin G. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. F., 35 vjeç, B. T., 42 vjeç dhe S. K., 39 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë kofliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare shpalli në kërkim shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi kishte punësuar në dyqanin e tij, në fshatin Bradashesh, 7 shtetas, pa i siguruar në organet tatimore. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.