Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin L. P., 35 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
-A. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti drejtonte pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. R., 49 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale;
-A. U., 51 vjeç, banues në Belsh, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. Gj., 24 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale;
Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje fyese për nxënësit e një gjimnazi, në Elbasan.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. Sh., 32 vjeçe, pasi në subjektin në pronësi të saj (qendër estetike), janë gjetur disa produkte estetike dhe kozmetike të dyshuara të kontrabanduara.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit G. K., 27 vjeç, Xh. L., 27 vjeç, L. R., 20 vjeç, A. G., 52 vjeç, R. D., 23 vjeç dhe F. C., 23 vjeç, pasi më datë 20.10.2024, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje futbolli, kanë dëmtuar pjesërisht disa stola ku ulen tifozët dhe kanë hyrë në fushën e lojës.
Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori dhe vijon punën për kapjen e shtetasit K. B., 23 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali, në fshatin Gjyralë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasit N. R., 31vjeç dhe R. H., 35 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.