Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

•Komisariati i Policisë Elbasan

-arrestoi në flagrancë shtetasin A. B., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik me hapje, si ato të Policisë.

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 52 vjeç dhe N. A., 66 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për vënd parkimin e automjeteve të tyre taksi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për largimin nga banesa të shtetases M. Q., iu informojmë se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., 82 vjeçe. Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vunate nga semundja e kujtesës (skleroza).

Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryehet ekspertizimi mjeko-ligjor.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentinin me prova ligjore të ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. O.. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja D. O., dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin A. D., të cilët po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.